HomeAktualitet“Çfarë ju kam bërë?”, i riu merret me forcë nga policia, deputeti...

“Çfarë ju kam bërë?”, i riu merret me forcë nga policia, deputeti i PD publikon pamjet: Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën

spot_img

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka publikuar pamjet kur një i ri që merrte pjesë në protestë tërhiqet me forcë nga policia. I riu dëgjohet tek bërtet dhe pyet policët se çfarë ka bërë, ndërkohë që edhe qytetarët i afrohen.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën e policisë ndaj qytetarëve të lirë që për të tretën ditë rresht protestojnë paqësisht.

Shikoni sesi punonjësit e policisë të cilët kanë për detyrë të ofrojnë siguri tek qytetarët, dhunojnë ne mënyrë çnjerëzore një shpirt te ri te lire e te pafajshem.
Unë isha sërish sot në protestë si shumica e qytetarëve dhe në asnjë moment nuk pati dhunë nga protestuesit.
U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër te dalin në protestë për të drejtat e tyre!”, deklaron Sula.

“Policia të lutem, çfarë ju kam bërë, nuk kam bërë asgjë”, dëgjohet të thotë qytetari që u tërhoq zvarrë nga personat civilë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular