HomeAktualitetVIDEO/ Në opozitë dje dhe në qeveri sot, qëndrimet e ndryshme të...

VIDEO/ Në opozitë dje dhe në qeveri sot, qëndrimet e ndryshme të Ramës për naftën, nga koncesioni te prodhimi vendas

spot_img

Në opozitë dikur dhe në qeveri sot, kryeministri Edi Rama duket se nuk ndan të njëjtim qëndrim sa i përket furnizimit me naftë të vendit. Ndërsa në një bashkëbisedim virtual me shqiptarët, i detyruar të dalë për shkak të protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa në sfond dëgjoheshin brohorimat e protestuesve të cilët i ishin mbledhur poshtë zyrës së kryeministrisë, kreu i qeverisë Rama tha se nuk e ka qeveria fajin për rritjen e çmimit të naftës, dhe e gjithë kjo situatë sipas tij ka ardhur si pasojë luftës në Ukrainë, ( edhe pse sërish u bind të ndryshojë qëndrim, brenda pak orësh)

Në përpjekje për t’u shfajësuar e bindur shqiptarët se qeveria nuk mund të ndërhyjë, për sa kohë Shqipëria është në treg, Rama tha ndër të tjera se nafta që vendi ynë prodhon nuk mund të përdoret për benzinë dhe diesel, pasi kjo mund të shkatërrojë makinat brenda javës.

“Problemi me naftën thonë fajin e ka qeveria që e shet të gjithë jashtë. Ne nuk e kemi të mjaftueshme energjinë, as kur jemi në kulmin, jo më me rreshje të ulëta, le naftën jo e jo sepse ne nuk kemi naftën për benzinë. Nafta jonë është e rëndë, shitet për bitun. Nëse do përdorej për makinat tona, do t’i çonte për skrap për një javë.”- u shpreh Rama. ( 10 mars 2022 )

Një qëndrim krejt i kundërt nga çfarë vetë ai deklaronte në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

“Ne nuk e ndërtuam sistemin që rafineria e Ballshit të punojë 30 ditë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që nga Albpetrol të dalë zero fitim dhe zero kontribut për buxhetin e shtetit dhe për shoqërinë tonë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që ta japim naftën me koncensione nga të cilat përfitojnë si shtet minimunimin e të drejtës sovrane. Asnjë vend tjetër që ka naftë nuk ia lejon dot vetes këtë që qeveria e Shqipërisë i ka imponuar këtij vendi dhe kësaj shoqërie.” deklaronte Rama, dikur në opozitë.

 

Deklaratat: 

Edi Rama 2013: “Ne nuk e ndërtuam sistemin që rafineria e Ballshit të punojë 30 ditë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që nga Albpetrol të dalë zero fitim dhe zero kontribut për buxhetin e shtetit dhe për shoqërinë tonë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që ta japim naftën me koncensione nga të cilat prëfitojnë si shtet minimunimin e të drejtës sovrane. Asnjë vend tjetër që ka naftë nuk ia lejon dot vetes këtë që qeveria e Shqipërisë i ka imponuar këtij vendi dhe kësaj shoqërie. Të koncesionojë një pasuri kombëtare strategjike sic është nafta dhe nga këto koncensione të përfitojë minimumin e të drejtës sovrane, për të shkuar deri në pikën që të privatizojë Albpetrolin duke dorëzuar të drejtën sovrane dhe duke guxuar të mendojë ta ktheje Albpetrolin në ministrinë e naftës por me pronar privat. Nuk e ndërruam sistemin për të mbërritur në këtë pikë të hallit ku Shqipëria të mos përpunojë dot asnjë ton naftë të cojë jashtë 1 mln ton naftë që nxirren jashtë cdo standardi jo në formën e shfrytëzimit të burimit, por në formën e grabitjes së burimit. Dhe ndërkohë që eksporton 1 mln ton naftë importon 650 mijë ton në vit me dyfishin e çmimit që fiton nga eksporti.Ku është parë kjo. Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur të tradhtuar të braktisur nga ata që e qeverisin për ta sunduar për ta vjedhur për ta rrënuar.” shprehej Rama, dikur në opozitë.

Edi Rama 2022 Problemi me naftën thonë fajin e ka qeveria që e shet të gjithë jashtë. Ne nuk e kemi të mjaftueshme energjinë, as kur jemi në kulmin, jo më me rreshje të ulëta, le naftën jo e jo sepse ne nuk kemi naftën për benzinë. Nafta jonë është e rëndë, shitet për bitun. Nëse do përdorej për makinat tona, do t’i çonte për skrap për një javë. Ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë e vjedhin politikanët, është një logjik hajdutësh. Pa dashur të lexojë dhe kuptojë, thjesht në potencë është hajdut se si mund ta akuzosh tjetrin jo mbi fakte reale. Ne e shesim energjinë në korat me shi, duhet ose ta shesim ose ta hedhim, se energjia nuk mbahet dot as në dollap as në frigorifer. E shesim lirë se në verë dhe në dimër ulet kërkesa. Në verë në nuk kemi reshje dhe patjetër duhet të dalim në treg. Prandaj po ndërtojmë Skavicën për ta ruajtur në kohën e thatësirës port ë gjitha duan kohë. Në s’mund të ndahemi të faktet, ndarja te faktet na bën të çorientohemi dhe të hyjmë në një kacafytje përçarjes. Disa muaj më parë dola dhe paralajmërova krizë në horizont, thanë se kjo ishte një sajesë. Ça fitimi ka një kryeministër të sajojë lajme që frikësojnë njerëzit. Fakti e tregoj që kjo nuk ishte një lojë. Kur fola për krizë, as se kishte njeri idenë se Europa do të hynte në luftë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular