HomeKryesorePolitikat e zhvillimit të bujqësisë shqiptare duhet të garantojnë nivel sa më...

Politikat e zhvillimit të bujqësisë shqiptare duhet të garantojnë nivel sa më të lartë të “pavarësisë” në sigurimin e ushqimit të popullatës!

spot_img

Nga Myqerem Tafaj

Politikat e zhvillimit të bujqësisë shqiptare duhet të garantojnë nivel sa më të lartë të “pavarësisë” në sigurimin e ushqimit të popullatës!
Agresioni putinist ndaj Ukrainës ka tronditur thellë edhe tregjet e ushqimeve bazë për popullatën, cka ka cuar në një rritje galopante të cmimeve të këtyre produkteve jetike në vendin tonë, për shkak të varësisë së madhe të vendit tonë në sigurimin e ushqimeve nga importet dhe shkallës së ulët të vetplotësimit të nevojave për këto ushqime nga prodhimi vendas bujqësor e blegtoral.
Një shembull ilustrues krahasues: niveli i (vet)plotësimit të nevojave për ushqime nga prodhimi bujqësor dhe blegtoral vendas në Gjermani është 88 %! Të mos harrojmë se bëhet fjalë për ekonominë industriale më të zhvilluar të Europës, ku sektori i bujqësisë zë rreth 2% të GDP! Përjashtuar perimet të gjitha ushqimet bazë ky vend i plotëson nga prodhimi vendas, pra është i “pavarur” për sigurimin e ushqimit të popullsisë.
Në vendin tonë sektori i bujqësisë zë rreth 21% të GDP, kemi kushtet të shkëlqyera klimatike, toka pjellore dhe pasuri të madhe të kullotave natyrore. Por, INSTAT ynë akoma nuk ka arritur akoma të përllogarisë saktë sa është niveli i vetplotësimit të nevojave për produkte ushqimore për konsum dhe për përpunim nga prodhimi vendas bujqësor dhe blegtoral. E di njeri me saktësi këtë shifër?!
Ne, si vend, importojmë rreth 800 milion Euro ushqime në vit, dhe fatkeqësisht imprtojmë edhe ato produkte që mund ti prodhonim, madje edhe me tepricë, si grurë për bukë, mish të të gjitha llojeve, qumësht dhe nënprodukte të tjera, madje edhe perime e zarzavate… Ky është paradoksi i madh i politikave ekonomike në vendin tonë.
Koha që ekonomistët, sidomos ata të bujqësisë, duhet të thonë fjalën e tyre për një ndryshim radikal të politikave në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë, në mënyrë që të rritet niveli i vetplotësimit të nevojave për ushqime të popullatës, pse jo deri në sigurimin e plotë të nevojave nga prodhimi bujqësor e blegtoral vendas, cka do të ndalonte shpopullimin e zonave rurale, rritjen e GDP nga bujqësia, rritjen e shkallës së punësimit, zhvillimin e industrisë agroushqimore, si dhe të mirëqenies së qytetarëve, jo vetëm të zonave rurale por të të gjithë qytetarëve të vendit. Për këtë nivel të ri zhvillimi të bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës e peshkimit dhe ekonomisë së ushqimit në tërësi, kërkohet investim me përparësi për dijen, teknologjinë, tokën dhe ujitjen, infrastrukturën rurale, inputet bujqësore, si dhe nxitjen e sipërmarrjes prodhuese në këta sektorë.
okën dhe ujitjen, infrastrukturën rurale, inputet bujqësore, si dhe nxitjen e sipërmarrjes prodhuese në këta sektorë.
Selbstversorgungsgrad bei Nahrungsmitteln in Deutschland | Statista
DE.STATISTA.COM
Selbstversorgungsgrad bei Nahrungsmitteln in Deutschland | Statista
Im Berichtsjahr 2019/20 lag der Selbstversorgungsgrad für Nahrungsmittel in Deutschland bei rund 88 Prozent.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular