HomeOP EDZgjimi i popullit, fundi i hajdutëve të qeverisë dhe oligarkisë

Zgjimi i popullit, fundi i hajdutëve të qeverisë dhe oligarkisë

spot_img

Nga Besnik Jakaj

Vjedhja e shfrenuar që qeveria me një grup oligarkesh po ju bën shqiptarëve prej vitesh
Ka varferuar në mënyrë të tejskajshme familjet shqipetare.
Samiri, Vilma, Shefqeti e tre katër të tjerë në bashkëpunim e ortakëri kriminale me qeverinë kanë monoplolizuar tregun në të gjitha dimensionet.
Ata iportojne produktet e shportës vajin, orizin, sheqerin, miellin, makaronat e çdo produkt tjetër të përdorimit të përditshëm.
Dhe po këta në bashkëpunim me qeverinë bëjnë të pamundur zhvillimin e prodhimit vendas.
Ata importojne naften, gazin, alkolin, duhanin e gjithcka tjeter.
Ata kanë koncensionet në shendetësi,
infastrukture, industri, bujqësi e kudo tjetër.
Rama është ortak me ta me aksione të plota në këto monopole, e anasjelltas ata janë ortak me vendimarrje të plot në qeveri.
Ministrin e Bujqësisë, Drejtorin e AZHBR, të AKU e kudo tjetër që ka interesa i vendos Samiri.
Ministrin e Transportit, Drejtorin e KESH, OSHE, AKBN, IQT, ASHR e kudo tjetër që ka nevojë i vendos Shefqeti.
Ministrin e Shendetësisë, Drejtorin e FDSKSH, AKBPM, QSUT e kudo tjetër që ka nevojë i vendos Vilma.
Ministrin e Financave, Drejtorin e Tatimeve e Doganave e kudo tjetër që kanë nevojë i vendosin të tre bashkë me dakordësi, sigurisht edhe me aksionerin e tyre Z. kryeminister.
Pjesa tjetër e bizneseve sigurisht satelit të tyre do falen te këta e do merren me atë që këta ju japin leje.
Kjo quhet maksimumi i ekselences në monopol.
Dhe monopoli i vendos çmimet si të dojë vetë prandaj ne kemi këto cmime të tmerrshme e të pa përballueshme pë çdo familje normale shqiptare.
Çmimet më të larta në Rajon e Europe e rrogat më të ulta në Rajon e Europe.
Prandaj kemi këtë varfëri e papunësi në vendin tonë të mrekullueshëm.
Ne nuk jemi vendi me i varfër e pa resurse në Rajon dhe Europe, ne jemi vendi me i vjedhur në Rajon dhe Europe.
Rrespekt e mirënjohje pafund për popullin protestues, të gjithë të bashkuar do fitojmë dhe do mundemi të kemi një qeveri normale, do mundemi të kemi një vend të begatë për fëmijët e familjet tona.
Rroftë populli protestues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular