Nga Rezenbrik Serjani
Një aktivitet unik, model, i shkëlqyer u mbajt ditën e djeshme me angazhimin dhe iniciativën e deputetit të Vlorës Z.Bujar Leskaj. Përveç se një aktivitet i shkëlqyer, plot emocione letrare, ku nëpërmjet librit dhe rreshtave patriotik që ai përcillte, promovimi i librit “Triada e Kosovës”, i autorit Bedri Islami, ky aktivitet u kthye në një bashkim të madh zemrash patriotësh, intelektualësh, personalitetesh, figurash arti dhe kulture, deputetësh, kryetar komunash, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, dukë u kthyer në një mozaik të vyer atdhedashësish. Akoma më të veçantë, promovimin e librit “Triada e Kosovës” e bënte ambienti ku ai u mbajt. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e muzeut Kosova, muze që çel këtë fillim pranvere si një aset i vyer i Vlorës dhe pritet të inagurohet këtë vit. Muzeu Kosova është një anagzhim model, i vyer, një shembull sipëror qytetarie dhe patriotizmi nga deputeti i Vlorës Z.Bujar Leskaj. Krahas monumentit të Pavarësisë, krahas varrit monumental të burrit të madh të kombit dhe shtetit të Pavarur shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora, në sheshin e lavdishëm të Pavarësisë, në rrugën më të shquar të Shqipërisë dhe mbarë trevave shqiptare, ne lagjien e lavdisë historike, në lagjien Muardie po çel një xhevahir i vyer, Muzeu Kosova. Muzeu Kosova plotëson në mënyrë dinjitoze lavdinë e Sheshit të Flamurit, lavdinë e Lagjies Muradie, lavdinë e Vlorës. Muzeu Kosova do kthehet në shtëpi-pritjen e çdo shqiptari nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, e nga çdokund ku ka dhe jetojnë shqiptarë. Muzeu Kosova, iniciativë e deputetit të Vlorës Z.Bujar Leskaj do të jetë një memorie, një Kosovë e vogël në zemër të Vlorës, si dëshmi e lartë e historikut martir, historikut të lavdisë për liri, e gjithë odisesë dhe rrugëtimit të historisë së Kosovës. Me Muzeun Kosova, Shqipëria dhe çdo trevë e saj do i jetë falenderues qytetit të Vlorës për këtë tempull të vyer për Kosovën, ndërsa qyteti i Vlorës do i jetë mirënjohëse dhe falenderuese djalit të saj, çamo-labit të saj, deputetit të saj, z.Bujar Leskaj. Zoti e bekoftë Kosovën ! Zoti e bekoftë Shqipërinë !