HomeBotaEMRAT/Ja 12 komandantë të lartë rusë janë vrarë deri tani në Ukrainë

EMRAT/Ja 12 komandantë të lartë rusë janë vrarë deri tani në Ukrainë

spot_img

Rusia ka humbur gjithsej 12 komandantë në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Kështu shkruan tabloidi britanik The Sun, duke hartuar listën e viktimave. Moska nuk ka bërë një përditësim të viktimave të luftës dhe është kufizuar vetëm në një pjese të vogël të të rënëve, duke përfshirë disa gjeneralë.

I fundit nga 12 komandantët rusë që humbën jetën në Ukrainë, sipas The Sun, është kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Tyumen i Siberisë. Ai humbi jetën në masakrën e Mariupolit gjatë një operacioni sekret dhe u varros me nderime të plota ushtarake.

Midis ushtarëve me origjinë nga Siberia janë edhe Vladimir Plekhanov, 24 vjeç dhe Sagyndyk Kudaibergenov, 22 vjeç. Ky i fundit u vra nga një mortajë më 26 shkurt, por varrimi i tij u kremtua vetëm më 11 mars.

Koloneli Andrei Zakharov u vra në një pritë ukrainase pranë Kievit. Në vitin 2016, ai mori medaljen e Urdhrit të Guximit nga Putin për “shërbimin” e tij në Siri. Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov gjithashtu vdiq në të njëjtën pritë.

Një gjeneral tjetër, Vitaly Gerasimov (zëvendës komandanti i Forcës së Përbashkët të 41-të Ruse), u vra në luftime jashtë Kharkiv. Gerasimov ishte dekoruar gjithashtu “për pushtimin e Krimesë”.

Nënkoloneli Dmitry Safronov, i cili drejtonte një brigadë detare, dhe nënkoloneli Denis Glebov u vranë kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Chuhuiv. Koloneli Konstantin Zizevsky, i cili drejtoi trupat e sulmit ajror, u vra në jug të Ukrainës.

Gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky (Komandanti “Spetsnaz” dhe Zëvendës Shefi i Ushtrisë së 41-të të Novosibirsk) u vra nga një snajper ukrainas gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, rreth 20 kilometra larg Kievit. Edhe gjenerali Magomed Tushaev vdiq në sulmin ndaj forcave speciale çeçene pranë Hostomel.

Mes të vrarëve rusë është Vladimir Zhonga, i cili drejtoi batalionin e Sparta, një njësi ushtarake separatiste nga Donetsk. Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime. ©LAPSI.al

Ucraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battagliaUcraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battaglia Ucraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battaglia Ucraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battagliaUcraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battagliaUcraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battagliaUcraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battagliaUcraina, l'elenco dei 12 comandanti russi morti sul campo di battaglia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular