HomeKryesoreFOTO/PD publikon faktet nga raporti i Komisionit Hetimor: Si Berisha u bashkua...

FOTO/PD publikon faktet nga raporti i Komisionit Hetimor: Si Berisha u bashkua me Ramën për të mbrojtur aferën e inceneratorëve

spot_img

Partia Demokratike ka publikuar fakte se si ish-kryeministri Sali Berisha bashkoi votat me Edi Ramën për të mbrojtur aferën korruptive të inceneratorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, selia blu ka publikuar votimet e Kuvendit për raportin përfundimtar të këtij komisioni. PD ka veçuar votën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij.

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi.

Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.

Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës. Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular