HomeBotaFinancial Times zbardh planin e paqes: Rusia tërheq forcat ushtarake, Ukraina heq...

Financial Times zbardh planin e paqes: Rusia tërheq forcat ushtarake, Ukraina heq dorë nga…

spot_img

Financial Times raporton se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një plan paraprak paqeje, i cili përfshin një armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse nga Kievi. Duke cituar tre burime të sigurta nga grupi negociator, Finanacial Time thekson se plani i paqes hyn në fuqi nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura.

Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy , i tha FT se çdo marrëveshje do të përfshinte largimin e trupave ruse nga territori i Ukrainës, përkatësisht ne rajonet jugore përgjatë Azov dhe Detet e Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan planin e paqes 15-pikësh për herë të parë të hënën, raporton Financial Times.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular