HomeBotaFOTOT/Rusët s’kanë mëshirë, hedhin bomba mbi teatrin në Mariupol ku strehoheshin mbi...

FOTOT/Rusët s’kanë mëshirë, hedhin bomba mbi teatrin në Mariupol ku strehoheshin mbi 1 mijë njerëz, ka edhe fëmijë

spot_img

Pushtuesit rusë kanë hedhur një bombë mbi Teatrin e Mariupol, ku fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre.

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Ata kanë thënë se qendra kulturore, ishte një vend i përcaktuar zyrtarisht si një vendstrehim për refugjatë dhe rusët sipas tyre, nuk kishin se ta dinin.

foto galeri foto galeri

Për momentin nuk dihet numri i të vdekurve dhe të plagosurve. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël.

Ky teatër ishte një strehë në të cilën banorët e Mariupolit të rrethuar shpëtuan nga granatimet e vazhdueshme.

“Nuk dihet sa njerëz vdiqën nën rrënoja. Tani ka beteja të ashpra. Askush nuk mund të shkojë në rrënoja, nuk e dimë nëse ka të shpëtuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular