HomeSportJuventusi zhgënjen në shtëpi, Villarreal e mund 0-3, ekipet italiane i thonë...

Juventusi zhgënjen në shtëpi, Villarreal e mund 0-3, ekipet italiane i thonë “lamtumirë” Champions-it

spot_img

Juventusi ka zhgënjyer në Champions League, duke u mundur nga spanjollët e Villareal me rezultatin 3-0. Juventusi e nisi mirë sfidën duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarëve.

Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.
Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri.

I njëjti lojtarë rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla ia mohoi golin.

Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë.

Pjesa e dytë nisi më qetë me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan edhe aq shumë.
Në rastin e parë që Villarreal doli në sulm fitoi penallti pasi Francis Coquelin u rrëzua në zonë në minutën e 77-të.

Nga pika e bardhë Gerard Moreno ishte i saktë për 1-0.
Juventusi pas golit futi në lojë Paulo Dybalan për të rrezikuar më shumë në sulm, por nuk ia arriti.

Në minutën e 85-të spanjollët shtuan epërsinë në 2-0, pasi në së miri në zonë u gjend Pau Torres që nga afër shënoi.
Në fund Villarreasl shënoi edhe njëherë me Arnaut Danjuma për 3-0 nga pika e bardhë.

Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve, duke mos e lënë asnjë skuadër italianë në këtë garë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular