Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.
Manja:”Janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Pogradecit 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë lejuar regjistrimin e një objekti brenda një shkolle në kundërshtimin me ligjin. Ky është një regjistrim antiligjor, pajisje me certifikatë pronësia të marrë në kundërshtim me ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me një denoncim të ardhur nga një qytetar i zakonshëm, që e falënderoj dhe na ka vënë në dijeni për disa legalizime në kadastrën e Sarandës. Inspektori antikorrusi0p0onin në MD kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi i dy objekteve në këtë zonë turizëm kanali i cukës. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës”
Ministri i Drejtësisë shtoi se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan, për një sërë shkeljesh.
“Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar me drejtorinë arsimit parauniversitar ku nga një hetim lidhur me zbatimin e detyrave funksionale, kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive, por dhe akte konstatimi fiktive. Janë propozuar fillimi i hetimit disiplinore Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Është në vlerësimin e Ministrisë së Arsimit të bëjë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët që kemi kërkuar fillimin ecurisë disiplinore”, tha Manja.
lajmi në perditesim