Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov i cili u arrestua nga policia bullgare në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”, është dërguar për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare.
Ai u nxor nga shtëpia e tij në Bankya dhe largua me një xhip të zi, raportoi një reporter i BGNES.
Të paktën dhjetë policë civilë hynë në shtëpinë e liderit të GERB Bojko Borisov në Bankya.