Administrata e Presidentit Biden ka shprehur për herë të parë shqetësimin se Kina po shqyrton mundësinë t’i përgjigjet kërkesës së Rusisë për pajisje ushtarake.
Deklarata u bë këtë të premte gjatë një konferencë nga sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Ne kemi këtë shqetësim. Presidenti detajoi se cilat do të ishin implikimet dhe pasojat e rënda nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë, teksa Moska kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas. Dhe kjo është diçka që ne po e shohim dhe bota po e mbikëqyr gjithashtu”, tha Psaki.