Një sherr brenda një familje në Berat është përshkallëzuar në përdorimin e thikës.
Një 66-vjeçar me iniciale R.Sh. ka plagosur me thikë djalin e tij A.Sh., 32 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Sh., 66 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, pas një debati për motive të dobëta ka goditur mjet mprehës (thikë), në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi A.Sh, pasi ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.