Nga Endri Hasa
Në 30 vite Partia Demokratike ka qenë dhe vijon të jetë forca që përmes parimeve dhe aspiratës për ta çuar vendin drejtë Bashkimit Europian, ka ndezur gjithmonë shpresën për një Shqipëri më të mirë.
Edhe kur Partia Demokratike ka qenë në ditë jo të mira, sërish ata, DEMOKRATET pa interesa, pa poste, pa ofiqe, pa pretendime por me shumë zemër e kanë mbështetur dhe janë investuar që ta shohin fituese!
Ndaj bashkë me një urim për 22 marsin për çdo demokrat, dua të ndaj edhe besimin dhe shpresën që sakrificat e tre dekadave për çdo demokrat të shpërblehen me fitore!
PD e të ardhmes sheh gjithmonë nga perëndimi!
PD i përket njerëzve të lirë 



