Dy të rinj dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në Shkodër, çka më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Panorama.al mëson se një prej tyre, ka qëlluar me armë zjarri automatik, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Një prej plumbave ka prekur një makinë të parkuar në zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa një plumb tjetër ka thyer xhamin e një furre buke.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 17 gëzhoja në vendngjarje. Të shtënat janë regjistruar në lagjen “Skënderbeg” në periferi të qytetit të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës, teksa pritet dhe një njoftim zyrtar.