Publikohen pamjet e sulmit me armë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
Siç edhe shihet në pamje, 32 vjeçari Armando Ndreu zbret nga makina e tij dhe qëllon disa herë në drejtim të një furre buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala.
Më pas ai hipën sërish në makinë dhe qëllon sërish në ecje. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Policia tha se është në kërkim të autorit të ngjarjes ndërsa motivet e përplasjes tha se ishin banale.