HomeAktualitetDyert e hekurit në selinë e PD përplasin deputetët/ Zbardhen debatet në...

Dyert e hekurit në selinë e PD përplasin deputetët/ Zbardhen debatet në kryesi. Salianji: Te hiqen! Bardhi: S’ja vlen të merremi me këtë, por…

spot_img

Në kryesinë e Partisë Demokratike ka pasur debate lidhur me selinë e PD, e cila sipas disa deputetëve është me dyer hekuri. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume thotë se deputeti Salianji ka kërkuar që ato dyer të hiqen

Ndërkohë ai ka kërkuar që të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të japë legjitimitetin formal. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ja vlen te merremi me dyert.

Debatet në Kryesinë e PD

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për te gjithë, ku te gjithë mund te përfaqësohen si ngjyrime.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar qe te japë legjitimitetin formal.

Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, te tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Bardhi: Dyert janë te hapura

Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim

Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë te hapura, dhe janë çështje te administratës. S’ja vlen te merremi ne kryesi me ketë. Se dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palët, duke bere zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe unë qe te dalim me mesazh për bashkimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular