Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e Partisë. Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi të siguruar nga gazetari Osman Stafa për “BalkanWeb” thuhet se situata e brendshme në Parti do të jetë në rend të ditës.
Me sa duket PD që drejtohet aktualisht nga Enkelejd Alibeaj do të vijojë debatet e brendshme për gjetjen e një zgjidhjeje të pranuar.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti”, thuhet në mesazhin e Bardhit.