HomeAktualitetZbardhen debatet në Kryesinë e PD/ Alibeaj: Të mendojmë për hapat më...

Zbardhen debatet në Kryesinë e PD/ Alibeaj: Të mendojmë për hapat më tej. Bushati: Vetëm të bashkuar fitojmë. Mziu: Foltorja ka nisur organizimin, s’mund të…

spot_img

Këtë të mërkurë Kryesia e PD ka zhvilluar mbledhjen e parë , pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD.

“BalkanWeb” ka zbardhur debatet e zhvilluar gjatë mbledhjes së Kryesisë

Enkelejd Alibeaj Patem mbledhje me sekretariatin e partise oer te diskutuar ne lidhje me situatën ne parti. Se pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Eshte nga shenjat e luftes opozitare.

Se dyti, kemi situatën tone ku jemi. Per qendrimin e metejshem. Pesha per secilin eshte e madhe. Por duhet qe te gjithë bashke te mendojmë se cilat duhet te jene hapat, te matur, te sigurte.

Helidon Bushati Jemi këtu per te mirën e PD Ne qe jemi këtu dhe ata qe nuk janë, por shpresoj te jene. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e veprimit tone politik. Duhen akte konkrete për ketë. Debat konstruktiv qe objektiv te jete bashkimi, pa përjashtuar asnje. Gjesti i pare do te ishte heqja e dyerve te blinduara. Nuk e kam unë vetëm ketë mendim. Duhet te kthehemi ne normalitet. Pa hyre ishte mire apo keq, duhet te hiqen. Hap i pare per bashkimin. Vetem te bashkuar mund te jemi konkurrues ne zgjedhjet e ardhshme, lokalet jane me te afërta.

Xhelal Mziu– Jemi ne një situate jo te mire, por ne kohe te volitshme për t’i paraprire zgjedhjeve te 2023. Rezultati i dt 6 foli per shumice ne anën tjeter. As ne as ata nuk bejme dot pa njeri tjetrin. Nese kthejme zgjedhjet 2923 ne efoizem, do te ishte vrastare per PD. Duhet te gjejmë menyren per t’u bashkuar. Nuk e gjykoje qe dt 30 prill është zgjidhje. Nuk eshte normale qe te bejme karshillik njeri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm per te gjetur nje zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur nje komision te perbashket. Foltorja ka nisur organizimin ne te gjitha degët. Nese vazhdojmë kështu, do te vazhdojmë te mbetemi minirqnxe dhe te papërfaqësuar dhe pastaj na rrofte sigla e pd. Pra ky grup i perbashket te garantojë qe nuk ka vend per triumfalizem.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular