HomeKronikeVendosen në pranga 7 shqiptarë dhe italianë/ Trafik droge nga Shqipëria drejt...

Vendosen në pranga 7 shqiptarë dhe italianë/ Trafik droge nga Shqipëria drejt Romës dhe Palermos. Kapen me kokainë, hashash dhe marijuanë

spot_img

Policia italiane ka vendosur në pranga shtatë shqiptarë dhe italianë të gjithë të akuzuar për trafik droge. Ata u arrestuan pas disa muajsh hetim nga prokuroria dhe policia italiane, përmes videove të survejimit dhe përgjimeve ambientale që vepronin kryesisht në provincën e Raguzës.

Shqiptarët dhe italianët trafikonin hashash, marijuanë dhe kokainë. Grupi kriminal furnizohej me drogë nga Roma, Palermo, Katania dhe nga territori shqiptar, shkruajnë mediat italiane. 

Pas arrestimit u sekuestrua 2.6 kilogramë kokainë, pastërtia e së cilës rezultoi në masën 80%, 77 kilogram marijuanë dhe 50 kilogramë hashash. Të gjithë të arrestuarit janë lënë në arrest me burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular