Prej ditës së sotme në vend paga minimale do të rritet në 3200 lekë nga 3000 që është aktualisht.
Ky vendim ishte caktuar të hynte në fuqi në korrik të këtij viti, por Këshilli i Ministrave vendosi ta përshpejtonte me rritjen e çmimeve, si pjesë e Paketës së Rezistencës Sociale.
Janë rreth 71 500 të punësuar me këtë nivel pagash, ndërsa ndryshimet do të ketë edhe për kategori të tjera, të cilët tani do të përfitojnë 20 mijë lekë më shumë.
Qeveria ka vendosur edhe për të punësuarit me paga nga 40-50 mijë lekë, që t’i përgjysmohet norma tatimore. Ky tatim llogaritet dhe mbahet nga kompanitë aktualisht, ndërsa nuk dihet ende nëse do të reflektohet te pagat e punëmarrësve. Në këtë fashë përfitojnë 58 mijë individë. Ndryshimet prekin edhe 5900 punonjës që i përkasin fashës 150 mijë- 200 mijë lekë në muaj.
Nga aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit me -1.37 miliardë lekë në vit. Kjo masë shihet si mbështetëse ndaj shtresës së mesme dhe lehtësimin e profesionistëve, të cilët merrnin paga deri në 200 mijë lekë, por paguanin një tatim të rëndë.