Plagoset me armë zjarri Besnik Simoni administrator i njësisë administrative Kallmet në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se Simoni ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Plagosja ka ardhur pak minuta pas një shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë. “Sa i përket gjendjes shëndetësore të Simonit thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, por plagët janë të rënda. Është kërkuar të shkojë te Trauma. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën”, raportoi gazetari.
Në drejtim të Besnik Simonit janë gjuajtur një numër i madh plumbash, por nuk dihet ende nëse ka pasur shkëmbim zjarri. Tre nga plumbat e kanë kapur administratorin e Kallmetit në trup.