HomeKronikeDetajet e reja/Zbulohet targa e makinës së viktimës. Si ndodhi vrasja në...

Detajet e reja/Zbulohet targa e makinës së viktimës. Si ndodhi vrasja në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.

spot_img

Një person rreth 35 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme (e dielë) në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur për Balkanweb se ndaj automjetit të viktimës është qëlluar nga një automjet tjetër i cili ishte në lëvizje.

Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se makina e viktimës ka targat AB 998 AS. Burimet bëjnë të ditur se makina del në emër të një personi nga Fushë Kruja, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular