HomeAktualitetZbulohet mutacioni i ri i koronavirusit, alarmi i OBSH: Është më ngjitës...

Zbulohet mutacioni i ri i koronavirusit, alarmi i OBSH: Është më ngjitës se Omicron

spot_img

Në Britaninë e Madhe është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit. Bëhet fjalë për mutacionin XE që sipas shkencëtarëve vendas është 10% më ngjitës se varianti BA.2 i Omicronit, që konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me të gjitha mutacionit që kanë qarkulluar deri më tani.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi që përhapja e mutacionit të ri të mbahet nën mbikëqyrje. Tani për tani nuk dihet nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicroni.

Eksperienca me mutacionet e COVID-it ka treguar se sa më shpejt të përhapet një variant i ri, aq më pak dëme shëndetësore shkakton, siç tregoi edhe përhapja e Omicronit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular