HomeKryesoreA do shkarkojë Rama ministra? Riorganizimi i strukturave dhe zgjedhjet, çfarë pritet...

A do shkarkojë Rama ministra? Riorganizimi i strukturave dhe zgjedhjet, çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e PS-së, flet Mimi Kodheli

spot_img

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, në një intervistë për “Panorama” duke u ndalur tek Kongresi i PS-së i datës 9 prill, thotë se aty do të trajtohet çështja e organizimit të partisë në funksion edhe të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Për sa i përket mundësisë së ndryshimeve në qeveri, ajo shprehet se i duhet dhënë “Çezarit” atë që i takon kurse për zgjedhjen e Presidentit të rij, Kodheli shpreh bindjen se gratë meritojnë më shumë.

Partia Socialiste pritet të bëjë një riorganizim të strukturave të saj përmes kongresit të datës 9 prill. A besoni se ky moment është një mundësi e mirë për të zgjedhur me kujdes figurat e reja që do të vijnë në PS me qëllim që t’u mbyllet shtegu atyre që bien lehtë pre e abuzimit me detyrën?

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mblidhet pas pak ditësh do të mbahet në vazhdën e punës dhe organizimit të PS-së. Partia Socialiste është forca më e madhe politike në vend dhe është një aset i shoqërisë shqiptare. Ajo mbetet një forcë vitale, me dinamikat e saj, me filozofinë e saj dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, pasi di të ndryshojë, di që të rinovohet, di që të përmirësohet e forcohet. Partia Socialiste di që të ketë progres dhe reflektim edhe kur është në mandatin e tretë qeverisës. Do të kisha dashur që diçka të tillë të dinë dhe ta bëjnë edhe forcat e tjera politike në vend. Të mund t’i thonë jo stanjacionit apo më keq akoma regresit.

Konkretisht çfarë të rejash do të sjellë Kongresi i Partisë Socialiste? Çfarë do të ndodhë më 9 prill?

Në Kongresin e datës 9 prill do të ketë disa ndryshime organizative në statutin e partisë dhe do të përcaktohen objektivat për të ardhmen. Vitin tjetër do të kemi zgjedhje vendore, ndaj na duhet të fillojmë të organizohemi që tani.

A duhen bërë ndryshime në qeveri? A ka ministra që i ka konsumuar pushteti dhe duhet që të zëvendësohen?

Qeveria është një kompetencë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Unë mendoj se disa situata shumë të vështira që kemi kaluar, sidomos këto 2 vjetët e fundit, me tërmetin, pandeminë apo sot me pasojat e luftës në Ukrainë, janë përballur në mënyrë të denjë dhe efikase. Ndaj le “t’ia japim Çezarit” atë që i takon. …

Megjithatë, a duhej bërë më shumë dhe më mirë?

Mendoj se po.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular