HomeAktualitet“Fajtorët do të futen në Librin e Ekzekutuesve dhe do të ndëshkohen”,...

“Fajtorët do të futen në Librin e Ekzekutuesve dhe do të ndëshkohen”, Zelensky: Ky është gjenocid

spot_img

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar pushtimin rus të vendit të tij si “torturë të të gjithë kombit”.

Duke folur për CBS News mbrëmjen e së dielës, Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset.
I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai tha: “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive.”, pohoi ai.

Përmes një videomesazhi drejtuar popullit të tij mbrëmë, Zelensky tha se; “e keqja ka ardhur në tokën tonë”, duke shtuar se “çdo krim i pushtuesve në territorin e shtetit tonë” do të hetohej.

“Të gjithë fajtorët për krime të tilla do të futen në një Libër të veçantë të Ekzekutuesve, do të gjenden dhe do të ndëshkohen”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular