HomeBotaVuçiç siguroi fitoren, nuk përmbahen serbët e Mitrovicës, festë me kallashnikov

Vuçiç siguroi fitoren, nuk përmbahen serbët e Mitrovicës, festë me kallashnikov

Advertismentspot_img

Pas shpalljes së fitores nga Aleksandër Vuçiç, serbët në veri të Mitrovicës kanë zgjedhur të festojnë me breshëri kallashnikovi. Sipas mediave kosovare mbrëmjen e djeshme serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar” duke qëlluar me armë në ajër.

Burime të besueshme të “Gazetës Express” brenda Policisë së Kosovës njoftuan se për këtë rast policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili triumfoi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një ditë më parë, në reagimin e parë mbrëmë, nuk ka sinjalizuar ndryshime në politikën e jashtme të shtetit të tij. Ai ka theksuar se Serbia do ta ndjekë rrugën europiane dhe raportet e mira me aleatët tradicionalë, pa përmendur Rusinë e Kinën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular