HomeAktualitetBujar Leskaj: Sot kaloi në përjetësi historiani i shquar, studiuesi, hulumtuesi e...

Bujar Leskaj: Sot kaloi në përjetësi historiani i shquar, studiuesi, hulumtuesi e njeriu i mirë, Sherif Delvina

spot_img

Nga Bujar Leskaj

Sot kaloi në përjetësi historiani i shquar, studiuesi, hulumtuesi e njeriu i mirë, Sherif Delvina.
Me vdekjen e tij bota akademike shqiptare humbi një personalitet të jashtëzakonshëm, një studiues me integritet të lartë, një historian që iu përmbajt palëkundshmërisht së vërtetës. Shoqëria humbi një njeri me cilësi të vyera humane. Çamëria një luftëtar të çështjes së saj. Shqipëria humbi një mbrojtës i figurave të harruara kombëtare dhe me kontribute të paçmuar, por që ishin nënvlerësuar nga diktatura dhe harresa e qëllimshme e luftës së klasave.
Pinjoll i familjes Delvina, historiani dhe studiuesi Sherif Delvina një jetë të tërë studioi, duke kërkuar, hulumtuar, qëmtuar dhe shkruar.
Sherif Delvina la pas një pasuri të çmueshme autoriale, një trashëgimi të pamohueshme dhe të pacënueshme duke mos kërkuar dukjen boshe, as duke mos u munduar për të. Publikut i foli përmes punës së tij studimore për Çamërinë, Kosovën, Epirin, etj. Lexuesve u foli me tragjeditë që shkroi.
Në veprën që ka lënë pas si trashëgimi e vyer ai trajtoi një radhë të gjatë të temave kombëtare.
Në të shkruar vepra e tij ishte gjithashtu e shumëllojshme dhe mbresëlënëse, nga studimi historik te tragjedia.
Sherif Delvina koncentron thënien se “Patriotët nuk vdesin dhe misionarët e së vërtetës janë në themelet e një kombi.”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular