HomeKronikeEMRAT/“Furtunë” në disa institucione, pezullohen nga detyra 9 funksionarë publikë, ja për...

EMRAT/“Furtunë” në disa institucione, pezullohen nga detyra 9 funksionarë publikë, ja për çfarë akuzohen

spot_img

Njoftimi i policise

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

– Gëzim Pasho, 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);

– Fjoralba Tota, 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);

– Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– Paqesor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);

– Olsi Jarazi, 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);

– Jorgji Menkshi, 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular