Nga Agron Duka
Në zonën e Korçës fermerët janë duke filluar punët e pranverës. Fushat e Devollit janë të mbushura me plantacione me mollë. Por, për të dytin vit radhazi, fshatarët po përballen me një bilanc negativ. Tregu vendas nuk tërhoqi dot të gjithë prodhimin e vitit të kaluar dhe kanalet ishin sërish destinacioni i tonelatave të tëra prodhim. Disa madje i prenë pemët në kushtet e dëshpërimit.
Ndërsa ndodh ky ritual i përvitshëm, tregu shqiptar është i mbushur me lëngje “frutash” pa fruta brenda. Industria e përpunimit të frutave është gati inekzistente në Shqipëri dhe kjo ka bërë që shpresa për shtijen e prodhimit të jetë vetëm konsumi nga qytetarët. Ky problem haset gati më të gjitha prodhimet bujqësore, edhe tek perimet.
Partia Agrare Ambientaliste është sot në anën e njerëzve të punës së ndershme. Ajo kërkon nga qeveria që të mos lërë në mëshirën e fatit shtresën më punëtorë të shoqërisë. Këto politika po çojnë në braktisjen e fshatit dhe bashkë me të edhe të tokës.
Partia Agrare Ambientaliste do të bëhet pjesë dhe do të mbështesë një program ekonomik të opozitës që të aplikojë subvencionimin në bujqësi, jo vetëm në prodhim, por edhe në ndërtimin e mekanizmave që nxisin tregtimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore.