Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot pranë zonës së njohur si Markatomaj.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, që siç shihet edhe nga pamjet, demet janë të konsiderueshme. Njëri prej makinave ka përfunduar duke goditur një mur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.