Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur që qeveria do ta miratojë amnistinë fiskale, edhe pse ndërkombëtarët janë kundër.
Në emisionin “Opinion” kreu i qeverisë u shpreh se dy janë kategoritë që do të përjashtohen, zyrtarët që kanë patur pozicione të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar për vepra penale.
Rama: Kur kanë marrë lekët nga pronarët e tokave atje që kanë punuar me nga dy turne unë kam takuar dike që flinte në pemë. Pse flinte në pemë, sepse nuk donte që ta zinte gjumi realisht. Të gjithë këta njerëz kanë kursyer tani këto kursime duhet të vinë në Shqipëri dhe duhet të bëhen nëpër banka. Në Shqipëri duhet të kishte shumë më tepër blerje.
Pyetje: Do e bëni amnistinë fiskale?
Rama: Do ta bëjmë, sepse sic e patë është edhe dëshira e një shumice të popullit shqiptar
Pyetje: Keni komunitetin ndërkombëtar kundër?
Rama: Nuk është komuniteti ndërkombëtar që do ndërtojë Shqipërinë. Ka ikur koha kur shqipërua ishte vasale. Ne këtu jemi në vendin tonë dhe kemi të drejtën që paratë e djersës dhe të gjakut…
Pyetje: Ju duhen 84 vota
Rama: Do ti gjejmë
Pyetje: Ku?
Rama: Në parlament
Pyetje: Do negocioni me PD
Rama: Me botën tjetër nuk bëjmë asnjë negociatë, ka copa dhe cika atje. Do ndajmë një interes kombëtar.
Nga amnistia fiskale përjashtohen dy kategori, ata që kanë patur pozicione të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar për vepra. Këta janë të përjashtuar.