HomeAktualitetNdryshime në Qeveri?/ Gazetari Mentor Kikia “kryqëzon” Ramën: Ja çfarë i duhet...

Ndryshime në Qeveri?/ Gazetari Mentor Kikia “kryqëzon” Ramën: Ja çfarë i duhet vendit

spot_img

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me ndryshimet që kryeministri Edi Rama, pritet të bëjë në Qeveri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kikia shkruan se vendit nuk i duhen ndryshimet në Qeveri, por ka nevojë për të shkatërruar mekanizmin e korruptimit të qeverisjes.

Dhe populli pyet: A do të ketë ndryshime në qeveri?

Kuriozitet i madh i medias dhe publikut: A do të ketë ndryshime në qeveri?

Edhe në pastë, çfarë pastaj?

Ky vend nuk ka nevojë për ndryshime në qeveri.

Ai nuk ka nevojë as për ndryshimin e krejt qeverisë.

Ai nuk ka nevojë as për ndryshimin e një mazhorance me një tjetër, që të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.

Ai ka nevojë për të shkatërruar mekanizmin e korruptimit të qeverisjes, ku futen: Ligje, VKM-ra, praktika administrative etj etj, të miratura vit pas viti e qeveri pas qeverie, dhe që kanë deformuar ekonominë e tregut të lirë dhe konkurencën.

Sepse këtu nuk është korruptuar thjeshtë një zyrtar apo një qeveri, ketu është korruptuar politika si mekanizëm, është korruptuar Ligjvënësi, si instrumenti më i lartë i prodhimit dhe ushtrimit të pushtetit.

Dhe këto nuk korigjohen me arnime.”-shkruan Kikia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular