HomeKronikeU denoncua e zhdukur nga familjarët, gjendet sekretarja e Gjykatës së Lezhës

U denoncua e zhdukur nga familjarët, gjendet sekretarja e Gjykatës së Lezhës

spot_img

Sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku e cila u denoncua e zhdukur nga burri i saj është gjetur. Abc mëson se ajo është gjetur në Lezhë. 34 vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë  ku po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.

“Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se: Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”, thotë policia.

Denoncimi në polici për zhdukjen e Markut u bë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit kishte bërë denoncim pasi nëna e fëmijëve të tij, Marku nuk ishte kthyer në shtëpi duke humbur çdo kontakt me të.

Fillimisht u dyshua se largimi i saj, kishte të bënte me konflikte familjare. Momentalisht ajo po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe arsyen e zhdukjes së saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular