HomeKryesoreBerisha lë mbledhjen e PD: E toleruam, Alibeaj pushon së qeni kryetar...

Berisha lë mbledhjen e PD: E toleruam, Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit. Padia e Alibeajt nuk ka asnjë bazë

Advertismentspot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të PD në selinë blu

Berisha u shpreh se Enkelejd Alibeaj pushoi së qeni kryetar i Grupit Parlamentar të PD në momentin kur sipas tij paditi partinë në gjykatë për llogari të qeverisë.

“Asnjë tolerancë. Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë, unë them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar”, tha Berisha.

Ai shtoi se padia e Alibeajt nuk ka asnjë bazë. Berisha tha se Alibeaj e konsideron veten kryetar të komanduar në PD, por nuk e njeh si të tillë.

“Padia nuk ka asnjë bazë. Është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër sepse ai e konsideron veten kryetar të PD në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular