Ka vijuar me debate me tone të larta mbledhja e grupit parlamentar të PD i mbledhur ditën e sotme në selinë blu
Gazetari i Panorama.al Mariglen Kume raporton se deputeti Flamur Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.
Ai e ka bërë Bardhin fajtor për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike. Ky i fundit ka thënë se nuk i merr leje askujt pasi është në partinë e tij ndërsa ka ironizuar qëndrimin e Grupit të Rithemelimit në lidhje me vendimin e gjykatës.
Pjesë nga replikat
Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje
Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës







