HomeAktualitetPrishen kabinat e 14 familjeve në Golem ku jetonin prej 30-vitesh, banorët:...

Prishen kabinat e 14 familjeve në Golem ku jetonin prej 30-vitesh, banorët: Sonte jemi në rrugë. Do të ndërtohen hotele, Ja kur përfiton

Advertismentspot_img

Prishen gabinat e vjetra në Njesinë Administrative Golem Bashkia Kavajë. Banoret nxirren jashtë me dhunë nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake pa asnje lloj shpjegimi. “Toka kërkohet të përvetësohet nga Kryetari Bashkisë Redjan Krajli me Engjëll Agacen”- thoën banorët që nuk dinë ku do të flenë sonte.

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sot 12 shtëpi në plazhin e Golemit u shembën nga IKMT.

Aksioni është kundërshtua nga banorët. Ata thonë se nuk askush më parë nuk i ka informuar se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe duhet të shemben.

“Kemi 30 vjet që jetojmë aty, bëhemi 14 familje. nuk na kanë dhënë urdhrin kur ka rënë tërmeti po na e thonë tani ku do shkojmë me 120 mijë lekë. Banesa ime është DS4. Nuk jam në dijeni”.

Sipas banorëve, prishja e shtëpive të tyre bëhet për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.

“Mund të ndërtojnë vete, hotel pallat, por të kemi 30 vjet këtu dhe të na thonë për 3 vjet ikni.  të më lenë 30 vjet e të heqin prej lekcash. të vijnë të na thonë që do t’iu heq për këtë arsye.”

Por, drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Kavajës thotë se vendimi për shembjen e tyre ka ardhur nga Instituti i Ndërtimit, pasi janë klasifikuar në kategorinë DS4 dhe konsiderohen të pabanueshme.

Bëhet fjalë për 14 familje që prej 30 vitesh jetonin në këto kabina.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular