HomeKryesoreRithemelimi zgjodhi kreun e PD Kamëz, reagon Bilbil Bajraktari: Nuk përfaqëson demokratët...

Rithemelimi zgjodhi kreun e PD Kamëz, reagon Bilbil Bajraktari: Nuk përfaqëson demokratët e Kamzes, por administratën e Bashkisë

spot_img
Komisioni i Rithemelimit njoftoi zgjedhjen e kreut te ri te deges se PD ne Kamez por kryetarin ne detyre Bilbil Bajraktari ka reaguar permes nje deklarate duke mos e njohur kete proces.
Në datën 17 prill në Degën e Partisë Demokratike Kamëz,me një proces krejtësisht të fallsifikuar, Grupi i tellallit dhe mashtrimit të Rithemelimit ka zhvilluar një votim të tipit të Frontit Demolratik i cili emëroi në krye të tij një person që nuk ka asnjë lidhje me strukturat e PD dhe nuk përfaqëson demokratët e Kamzes, por administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli.
Pavarësisht investimit të gjithë ish-strukturës së Policisë së Shtetit, demokratët dhe anëtarët e PD, refuzuan këtë farsë dhe këtë proces.
Megjithë angazhimin e administratës së Bashkisë së PS dhe përfshirjen në listat e pseudo-referendumit të Foltores, të simpatizantëve të LSI së Kamzës, përsëri votimet e Shtëpisë së i Lirisë morën vetëm 23 % të votuesve folklorist.
Ky proces i manipuluar dhe fals nuk i shërben demokratëve, aq më pak bashkimit të tyre, por i shërben vetëm ndarjes dhe dëmtimit të PD.
PD i takon demokratëve dhe asnjë grupi që synon uzurpimin, privatizimin e saj për interesa personale.
Rroft Partia Demokratike.
Rrofshin demokratët kudo që ndodhen.
Bilbil BAJRAKTARI
KRYETAR i Partisë Demokratike KAMËZ.
Kamëz: 19.04.2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular