Duke folur për situatën në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden u është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve nëse do ta vizitojë vendin që është në luftë me Rusinë apo jo.
“Përgjigjja është; nuk e di. Unë kam qenë në Ukrainë shumë herë, thjesht nuk kam qenë atje kohët e fundit”, iu përgjigj Biden interesit të gazetarëve.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklaruan javën e kaluar se një zyrtar i lartë mund të udhëtojë në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky. Ndërsa ky i fundit e ka ftuar presidentin amerikan që të bëjë vizitojë Ukrainën.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se aktualisht nuk ka asnjë plan që Biden të udhëtojë jashtë SHBA-ve.
Më vonë ajo shtoi se nëse do të kishte të tilla plane nuk do ua tregonte gazetarëve.
Zyrtarët thonë se ka më shumë gjasa që SHBA të dërgojë sekretarin e shtetit ose sekretarin e mbrojtjes në Ukrainë.







