HomeKryesoreJorida Tabaku: Raportet e KLSH tregojnë se buxheti është trajtuar si plaçkë...

Jorida Tabaku: Raportet e KLSH tregojnë se buxheti është trajtuar si plaçkë pa zot

Advertismentspot_img

Nga Jorida Tabaku

Tabaku: Raportet e KLSH tregojnë se buxheti është trajtuar si plaçkë pa zot.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave raportoi ditën e sotme Raportin e Performancës 2021 KLSH. Gjatë senacës për diskutim z. Shehu u shpreh se tre janë rreziqet kryesore që rrezikojnë buxhetin; gjyqet e arbitrazhit, Kontratat PPP dhe dëmi ekonomik me tenderimet publike.

Gjatë seancës së dikustimit, deputetja Tabaku u shpreh e shqetësuar për gjetet e 3 raporteve të lexuara nga KLSH. Ajo u shpreh me nota pozitive për punën e KLSH duke evidentuar se institucionet qeveritare përgjithësisht refuzojnë të kthejnë përgjigje dhe janë jo serioze në raport me deputetët. Prandaj propozoi që të shtohej në rezolutën e përbahskët parlamentare pika për të forcuar llogaridhënien e institucioneve qeveritare ndaj institucioneve.

“Të dhënat që u paraqitën dhe raporti i performancës shoqëruar me dy analizat për COVID-19 dhe rindërrtimin, pra 3 raporte në total më kanë përforcuar shqetësimin që kam shprehur. Për manaxhimin e buxhetit. Ka risqe që rezikojnë buxhetin që janë gjyqet e arbitrazhit, PPP dhe ka një dëm ekonomik të madh që është 1 në 5 lek që shpenzohet.” u shpreh Tabaku gjatë fjalës së saj.

Sipas saj abuzimi me buxhetin e shtetit ndodh dhe tek prokurimet publike por edhe tek kontratat koncesionare. Tabaku u shpreh se jo rrallë në Komision kanë ardhur anëtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që kanë ndryshuar buxhetin dhe kanë sjellë kontrata koncesionare me vlera të shtuara.

Ajo i kërkoi informacion KLSH në lidhje me auditimin e Rrugës së Arbrit pasi sipas saj ajo është një vepër që ka ndryshuar vlerën në kontratë. “Pasi për mua është një kontratë koncesionare që nisi me 120 mln euro dhe ka përfunduar me 58.4 mld lekë. Kam dy muaj që dërgoj shkresa në lidhje me tunelin, përbërjen gjeologjike? Asnjë info!’ shtoi Tabaku ndërkohë që kërkoi informacione në lidhje me UNazën e Madhe të Tiranës dhe gjithashtu informacion në lidhje me Raportin Përfundimtar të Inceneratorit të Tiranës.1 në 5 lekë janë dëm ekoonomik

Më tej znj Tabaku gjatë diskutimit në komision shtroi shqetësimin në lidhje me Dëmin Ekonomik që kap një vlerë të lartë aq sa 1 në 5 lek që tenderohen në publik apo koncesionohen janë korruptive dhe abuzive.

Ka risqe që rezikojnë buxhetin që janë gjyqet e arbitrazhit, PPP dhe ka një dëm ekonomik të madh që është 1 në 5 lek që shpenzohet. U shpreh Tabaku në komision ndërsa kërkonte më shumë informacion në lidhje edhe me pronarët përfitues të kontratave me vlerë 1 euro që sipas saj nuk janë publike dhe se sipas KLSH nuk përmbushin kushtet financiare.

Rindërtimi, 985 mln euro të tij pa fatura

Shqetësimet e znj Tabaku lidheshin dhe për fondet e rindërtimit, më saktë donacioneve dhe kredive që nuk regjistrohen në buxhetin e shtetit. Kosto e procesit të rindërtimit shkon në 985 mln euro dhe për të cilat duket se nuk kanë dokumentacione të sakta. Ciëlsoi Tabaku ndërsa vinte në dukje një pjesë të raportit të KLSH për rindërtimit.

“Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar informacione për mënyrën e përdorimit dhe eficiencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike dhe donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit.”

Në lidhje me pandeminë KLSH tregon se situata nuk është manaxhuar siç duhet në lidhje me respiratorët. Kanë realizuar gjithashtu kontrata koncesionare pa pasur fonde që janë problematike.

Abritrazhi një rrezik real

Drejtuesi KLSH u shpreh se Detyrimet që rrjedhin nga Arbitrazhi janë një rrezik për buxhetin e shtetit. Deputetja e PD-së shprehu shqetësimin e saj dhe opozitës në lidhje me arbitrazhin, ajo vuri në dukje se një gjyq Arbitrazhi si ai i me Becchetti-n ka çuar në bllokimin e llogarive të Shqipërisë pasi duhen paguar 120 mln euro.

“Ju e përmendët çështjene. Arbitrazheve si një nga çështjet që është me risk për Buxhetin, nuk e gjeta dot në raport totalin e Arbitrazhit. Por u njoha për një gjyq për Arbitrazhin në lidhje me OSHEE me vlerë 8 mln euro. Dua pak më shumë informacion për këtë rast?” pyeti Tabaku drejtuesin e KLSH.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular