“Përpara se të bëj seks me ndonjë vajzë, kontroll nëse ka ndonjë të fshehur në gardërobë. Është e turpshme, ndihem si fëmijë që kontrollon për përbindësha nën shtrat”, është rrëfimi i një 28-vjeçari për The Deidre.
Ai tregoi se si paranoja i filloi kur ishte në universitet pasi shkoi në shtrat me të dashurën e shokut të ngushtë.
Rrëfimi:
Ishte 21-vjeç dhe u njoha me të dashurën e shokut tim më të mirë. Ajo ishte vetëm 1 vit më e vogël se unë dhe shumë joshëse, kishim kimi të menjëhershme.
Një natë e dërgova në shtëpi sepse shoku im nuk ndihej mirë. Kur mbërritëm në banesën e saj u puthëm.
S’mund ta hiqja nga mendja ime, nuk mendova për shokun tim të ngushtë.
I dërgova mesazh, duke i thënë se kishte diçka mes nesh dhe ajo më tha se e ndjente të njëjtën gjë.
Ne nisëm një lidhje dhe takoheshim kur shoku im nuk ishte. Një pasdite, teksa po bënim seks në dhomën e saj dëgjova një zhurmë. Shoku im doli nga gardëroba ku ishte fshehur dhe filloi të bërtiste, më sulmoi.
Ndihesha i pambrojtur dhe isha i zhveshur, edhe pse unë isha gabim. Pas kësaj u distancova nga vajza ndërsa shoku im u largua nga unë.
Por kjo gjë më shoqëron sa herë jam me një femër në shtrat. Unë insistoj që të shkojmë në shtëpinë time, sepse kam besim që atje nuk ka njeri.
Megjithatë kur një grua këmbëngul që të shkojmë në shtëpinë e saj, duhet të kontrolloj gardërobën para se të kryer marrëdhënie seksuale me të. Ky makth më prish momentin.







