HomeKryesoreVIDEO/ Goli i anuluar që tërboi milanistët, ish-gjyqtari i njohur: Kam dyshime,...

VIDEO/ Goli i anuluar që tërboi milanistët, ish-gjyqtari i njohur: Kam dyshime, Handanoviç e sheh topin

Advertismentspot_img

Minuta e 66 e sfidës mes Interit dhe Milanit në Kupën e Italisë mund të rihapte plotësisht sfidën, pasi Benaser arriti të shënonte golin që shkurtonte përkohësisht rezultatin në 2-1. Por gjyqtari Mariani vendosi të anulonte atë gol pasi rishikoi pamjet në VAR

Një vendim për të cilin ka dyshime të mëdha dhe vetë ish-gjyqtari ndërkombëtar italian, Graciano Çezari, e ka vlerësuar si të tillë.

“Protestat e Interit te goli vijnë për një prekje me dorë të Tomorit, që nuk është e tillë”, shpjegoi ai fillimisht për “Mediaset”. “Por pastaj ka një tjetër situatë loje, me vrapimin e Kalulu i cili shkon horizontalisht, por nuk e pengon Handanoviç që të shohë topin, edhe nëse nuk lëviz. Topi kalon mes lojtarëve të Interit, jo mes atyre të Milanit.

Unë kam shumë dyshime rreth këtij vendimi, është një pozicion jashtë loje padyshim subjektiv dhe që ha interpretim’, theksoi Çezari në analizën e tij për ngjarjet e sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular