HomeKryesoreKOMBËTARJA/ Me sytë nga Rusia dhe lufta, Shqipëria nis përgatitjet për 2...

KOMBËTARJA/ Me sytë nga Rusia dhe lufta, Shqipëria nis përgatitjet për 2 ndeshje në qershor (Kalendari i sfidave)

spot_img

Pas shortit të hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve 2022-‘23, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion. Siç dihet tashmë, shorti e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Fushata eliminatore do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, por kjo e fundit është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet e UEFA-s, çka do të sillte një fitore në tavolinë për Shqipërinë dhe një lehtësi në këtë grup sepse lufta për vendin e parë do të bëhet mes tri skuadrave dhe jo katër.

Atëherë Shqipëria, Izraeli dhe Islanda pritet që të fitojnë në tavolinë me kombëtaren ruse dhe të ndajnë mes njëra-tjetrës vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, Kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi.

Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë që është përcaktuar të udhëtojë drejt Rusisë, ndeshje kjo që do të fitohet sërish pa u luajtur.

Kështu, në muajin qershor Kombëtarja jonë do të luajë vetëm dy sfida, atë ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, për t’u rikthyer në shtator me takimet e kthimit.

KALENDARI I SFIDAVE:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular