HomeAktualitetPërkeqësim i motit në ditët në vijim, Kapiteneria e Vlorës: Ndalohet lundrimi...

Përkeqësim i motit në ditët në vijim, Kapiteneria e Vlorës: Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

spot_img

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se kushtet e motit do të përkeqësohen gjatë dy ditëve në vijim

Ata bëjnë me dije se do të ndalohet dhënia e lejeve për mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit gjatë këtyre datave, deri në një njoftim të dytë.

Njoftim për përkeqësim e kushteve hidrometeorologjike:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne oren 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. 

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.  MJETET E  VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022. 

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00.

motiikeq (2)motiikeq (3)motiikeq (1)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular