HomeAktualitetDy ditë më parë shfaqi komplikacione post-COVID, Nishani dërgohet jashtë për trajtim,...

Dy ditë më parë shfaqi komplikacione post-COVID, Nishani dërgohet jashtë për trajtim, ja si paraqitet gjendja e tij

spot_img

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani dërgohet në Gjermani për trajtim, pas problemeve shëndetësore.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Nishani transferohet në spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar për pneumoninë bilaterale me insuficience respiratore, nga e cila po vuan si komplikacion i shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas burimeve, zoti Nishani kaloi 2 javë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe 2 ditë më parë u shfaqen komplikacione post-Covid. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tij është mesatare e rënduar me 6 deri 7 litra oksigjen.

Ish-kreu i shtetit shqiptar u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë të mërkurën në mëngjes, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua aty për të qenë nen survejimin e mjekëve gjermanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular