Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje Hercegovinë me magnitudë 5.9 ballë.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin tonë, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali dhe Slloveni dhe Kroaci
Sizmologu Rrapo Ormëni shpjegoi në Report Tv se në vendi tonë tërneti ka qenë me magnitudë 4-5 ballë.
“Në Mal të zi, Kosovë, Shqipëri, Itali, edhe në tiranë, është ndjerë një lëkundje e tejzgjatur, rreth 4 ballë Për arsye të largësisë është nderë në disa qytete por me një ndjeshmëri 4-5 ballë. Është një tërmet që është në zonë tjetër nuk ka lidhej në vendin tonë, zonja e Bosnjës është një zonë që bien herë pas herë tërmete që nuk kanë lidhje me vendin tonë. Për arsye të magnitudës së madhe ndihet edhe në vende të tjera. Pas goditjet e këtij tërmeti nuk ndihen në vendin tonë, pasgoditjet ndihen në zona më të vogla, Bosnje e Mal të zi”, tha Ormëni në Report Tv.