Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije civilët kanë mbetur të bllokuar në ndërtesa në fabrikën Azovstal të Mariupol.
Zona e fabrikës ku civilët janë strehuar është goditur nga forcat ruse e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha.
Fabrika e çelikut Azovstal është bastion kryesor i Ukrainës në Mariupol që ka qenë vazhdimisht nën sulmet ruse .
Zëvendës komandanti Svyatoslav Palamar tha se rusët kishin qëlluar vazhdimisht fabrikën dhe anijet luftarake kishin hedhur bomba mbi të
Ai tha se civilët ishin në bodrume me nga 80-100 persona secili, por ishte e paqartë se si ata kanë mundur të mbrohen se ndërtesa është thuajse e shkatërruar.