HomeAktualitetTërmeti i fortë në Ballkan dhe Shqipëri, reagon ministri i Mbrojtjes: Ja...

Tërmeti i fortë në Ballkan dhe Shqipëri, reagon ministri i Mbrojtjes: Ja çfarë thonë të dhënat paraprake

spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fortë që ra në Bosnje, por që u ndje edhe në Shqipëri. Peleshi i referohet të dhënave paraprake, që thonë se tërmeti me magintudë 5.7 balla kishte epiqendrën në Bosnje.

Ai shkruan se ky tërmet i fortë u ndje edhe në Shqipëri, por deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërsa thekson se strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thellësia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.

Sipas Qendrës Sizmologjike, tërmeti është ndjerë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi, Mal te Zi dhe Kosovë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular