Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve arrestoi drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër.
Ervis Zika është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi mbrëmjen e sotme ministria e Drejtësisë.
Nuk dihen shkaqet e arrestimit ndërsa mësohet se Gjykata e Shodrës ka dhënë ndaj tij masën e sigurimit personal
“Arrest me burg” dhe “Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”







